Këshilltarja e kryeministrit izraelit i infektuar me COVID-19, vetëizolohet Netanyahu

Publikuar tek: bota, më 14:29 30-03-2020 Këshilltarja e kryeministrit izraelit i infektuar me COVID-19, vetëizolohet Netanyahu Benjamin Netanyahu

Këshilltarja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për çështje ultra-ortodokse, Rivka Paluch, ka testuar pozitive për koronavirus, duke bërë që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të vetëkarantinohet.

Paluch raportohet që i kaloi ditët e fundit në afërsi të Netanyahu, anëtarëve të Knesset dhe këshilltarëve të tjerë, raportoi Jeruzalem Post.

Paluch rezultoi pozitive pasi burri i saj ishte shtruar në spital, i infektuar me koronavirus.

Netanyahu kishte testuar negativ për koronavirusin pasi ai iu nënshtrua testit për virusin më 15 mars.

Autoritetet shëndetësore izraelite kanë konfirmuar deri më tani 16 vdekje dhe mbi 4,300 infeksione nga virusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 80 prej pacientëve janë në gjendje kritike dhe 139 janë shëruar.

Si pjesë e masave për të frenuar virusin, të gjitha shkollat ​​janë mbyllur në vend, të gjitha takimet në zona publike, të hapura ose të mbyllura me më shumë se 10 persona janë ndaluar gjithashtu.

Të gjitha firmat tregtare përveç supermarketeve, farmacive, stacioneve të benzinës dhe bankave janë mbyllur gjithashtu nga 15 marsi. Tel Aviv gjithashtu ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj në vend, përveç atyre që kanë rezidencë në Izrael.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095009803771973
array(1) { ["section"]=> string(91) "keshilltarja-e-kryeministrit-izraelit-i-infektuar-me-covid-19-veteizolohet-netanyahu-200642" }