Këta banorë rrëmbejnë lopatat dhe hapin vetë rrugën e bllokuar nga bora (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 16-01-2019 Këta banorë rrëmbejnë lopatat dhe hapin vetë rrugën e bllokuar nga bora (FOTOT) Banoret duke hapur rrugen

Dhjetëra banorë të fshatit Shishtavec në Kukës, i janë futur punës, këtë të mërkurë, për të bërë të mundur daljen nga izolimi, si pasojë e mospastrimit të rrugës nga bora e rënë.

 

Siç tregojnë edhe fotot, që ata vetë i kanë publikuar në rrjetet sociale, secili prej tyre ka marrë lopatën dhe i është futur punës, për të hapur rrugën dhe për ta bërë atë të qarkullueshme për automjetet e tyre.

Siç raportojnë banorët, ata janë organizuar në orët e para të mëngjesit, dhe tani në mesditë, falë punës që ata kanë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rruga është hapur, duke hequr prej trasesë borën e rënë, që në fakt duhej të pastrohej nga bashkia.

“Rrugën e deklarojmë të hapur, falë banorëve të fshatit” deklarojnë ata!

50064293_241047576825066_7106729964891799552_n.jpg

50067363_317718462171986_5204348117515763712_n.jpg

49864259_334398874075770_1380788954386661376_n.jpg

50067363_317718462171986_5204348117515763712_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I FUNDIT/ Shet aksionet gjigandi i telefonisë celulare në SHQIPERI, zbulohet SHUMA që pagoi BIZNESMENI shqiptar
Goditje e madhe/ Kapen 2 milionë euro drogë, arrestohet shqiptari »
Article Logic
Execution time: 0.013396978378296
array(1) { ["section"]=> string(84) "keta-banore-rrembejne-lopatat-dhe-hapin-vete-rrugen-e-bllokuar-nga-bora-fotot-149027" }