Këta dy policë që shikoni në këtë foto padyshim meritojnë respektin e të gjithëve për gjestin human të para pak minutave.
Ndërsa shumëkush shkroi për policinë e shpërqëndruar lidhur me grabitjen e bujshme që në fakt përfshin direkt bankat dhe kompanitë private “security”, një tjetër panoramë na vjen nga policët në kryeqytet që jo vetëm janë në krye të detyrës por i shërbejnë qytetarëve të tyre në të gjitha format.
Kjo është një foto e publikuar në Facebook nga një kalimtar i rastiti, i cili i prekur nga gjesti shkruan: “Ja policia që duam...këa çunat e rajonit nr 1 duke ndihmuar këtë xhaxhin me kalu rrugën se nuk ndihej mirë .Bravoo”.
“Bravo çuna”, do thoshte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nëse do e shikonte këtë foto që në fakt bën krenarë jo vetëm atë por të gjithë për policinë që duam.