Këta janë mercedesët e zinj që prinë protestuesit e opozitës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:27 14-05-2017 Këta janë mercedesët e zinj që prinë protestuesit e opozitës

Në fjalën e tij gjatë protestës së djeshme, Lulzim Basha foli për dreka dhe darka pushtetarësh që kushtonin sa pensionet e një qyteti të tërë. Por në fakt, në këtë drejtim për nga luksi dhe paratë e shpenzuara as Opozita nuk mbetet më mbrapa.

Pasi përfundoi fjalën e tij në protestë kreu i Opozitës Lulzim Basha, sëbashku me disa qindra mbështetës udhëtuan në këmbë përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke parakaluar përballë të gjithë institucioneve kryesore të vendit, për të mbërritur në “selinë blu”.

Por gjatë këtij rrugëtimi Basha me protestuesit ruheshin nga disa mersedeza të zinj që i prinin atyre. Paparacët e newsbomb.al kanë arritur të sigurojnë këto foto eksluzive të këtyre makinave që së paku kushtojnë disa qindra mijra euro.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073628425598145
array(1) { ["section"]=> string(66) "keta-jane-mercedeset-e-zinj-qe-prine-protestuesit-e-opozites-78572" }