“Këta monstra që po kultivojmë do na marrin jetën të gjithëve"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:33 13-10-2016 “Këta monstra që po kultivojmë do na marrin jetën të gjithëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit për shkak se një nga automjetet po lëvizte kundravajtje.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani shkruan me nota revolte se “një ditë këta monstra që po kultivojmë në shoqëri do na marrin jetën të gjithëve”.

REAGIMI I PLOTË I ARBËR ÇEPANIT:

Vendos rripin para se te nisesh....nuk pi asnje gram alkol qe te mos humbasesh perqendrimin.... nuk tejkalon km e lejuar....respekton te gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.....dhe te vjen dikush me 150km ne ore, ne kundravajtje qe te merr jeten.... Keta mostra qe po kultivojme ne shoqeri, nje dite do na marrin jeten te gjitheve, ne nje menyre ose ne tjetren!! Vetem vullneti i Zotit po vazhdon te na mbaj gjalle.....

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022099018096924
array(1) { ["section"]=> string(66) "keta-monstra-qe-po-kultivojme-do-na-marrin-jeten-te-gjitheve-56006" }