"Këtë javë do të jetë piku i koronavirusit", Pëllumb Pipero: Ja kur do të fillojë të bjerë kurba e rasteve (Dinamika e Shqipërisë)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 02-04-2020 Mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se ai beson që gjatë kësaj jave në Shqipëri do të arrihet piku i koronavirusit, ndërsa shtoi se nga java tjetër do të fillojë një qëndrueshmëri e rasteve të reja.

“Unë besoj që në këtë javë do të arrihet piku, janë dhe dy-tre ditë për tu mbyllur kjo javë, java që vjen do të jenë shifra të qëndrushme, me luhatje të vogla. Nuk besoj se do të kemi rritje të madhe. Në javën e dytë të prillit unë besoj fortë se numrat do vinë duke u ulur, është e vështirë të bësgh parashikime të sakta", tha mjeku Pipero në emisionin Opinion.

Më tej, i pyetur për rënien e kurbes së rasteve me koronavirus në Shqipëri, Pipero tha se në javën e tretë të prillit ajo do fillojë të bjerë. Ndërkohë, mjeku tha se në Shqipëri rënia e kurbës do jetë graduale dhe do të zgjasë pak në kohë.

“Nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojë rënia e kurbës. Rënia e kurbës në vendin tonë do të jetë graduale dhe do jetë pak më e gjatë. Falë masave të marra nuk do të kemi një pik të lartë”, tha mjeku Pëllumb Pipero.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093450546264648
array(1) { ["section"]=> string(131) "kete-jave-do-te-jete-piku-i-koronavirusit-pellumb-pipero-ja-kur-do-te-filloje-te-bjere-kurba-e-rasteve-dinamika-e-shqiperise-201144" }