'Këtej plasi kallashi', Rama sherr me komentuesin: O t'u bëfsha kurban

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:26 02-01-2019 'Këtej plasi kallashi', Rama sherr me komentuesin: O t'u bëfsha kurban

Kryeministri Edi Rama vazhdimisht replikon me komentuesit në faqen e tij në Facebook.

 

Këtë herë Rama publikoi një foto, ku shfaqej një pikë basti e mbyllur, ndërsa shkruante se ky vit ishte pa kumar dhe pa kapsolla.

Ndërkohë një ndjekës i ka komentuar duke shkruar se në zonën e tij kishte plasur kallashi, duke iu referuar qyteteve të veriut, ashtu siç u raportua në media.

Replikat:

Komentuesi: Po po per ty po pe ktej nga ne kishim frikëm me dal se kishte plas kallashi ne 12 te natës, prandaj mos u mburr kot se ke bo gjo te mireee ,shyqyr s'kemi dëgjuar lajm që u vra dikush nga kallashi të paktën.

Rama: Po cfare te besoj o t'u befsha kurban çfare te besoj! Si ta besoj qe paska plas kallashi meqe u ndaluan kapsollat, nderkohe qe jo vetem informacionet nga terreni, po edhe qindra mesazhe qe kam marre nga gjithe Shqiperia per qetesine si rezultat i ndalimit te kapsollave e te lendeve plasese, flasin vete me mire se cdo koment? Gezuar i dashur dhe nese je me Interin duhet te jesh dyfish i gezuar se nuk do lesh me qimet e trupit neper lloto.

replike.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028918981552124
array(1) { ["section"]=> string(73) "ketej-plasi-kallashi-rama-sherr-me-komentuesin-o-t-u-befsha-kurban-147249" }