Këto janë 10 FOBITË më të përhapura në botë, me siguri dhe ju e keni një frikë të tillë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:52 16-09-2020 Këto janë 10 FOBITË më të përhapura në botë, me siguri dhe ju e keni një frikë të tillë Foto ilustruese

Nga çfarë jeni më shumë të frikësuar?

Ka shumë gjëra nga të cilat njerëzit janë të frikësuar, po më poshtë do të gjeni dhjetë frikërat më të zakonshme në të gjithë botën.

Social phobias - fobitë sociale

Fobitë sociale janë lloji më i zakonshëm i frikës. Konsiderohet si një çrregullim ankthi dhe përfshin vetëdije të tepruar në situata shoqërore.

social.jpeg

Disa njerëz mund të kenë frikë se mos gjykohen aq shumë sa ata shmangin situata specifike, si ngrënia para të tjerëve. Një në 20 persona kanë një fobi të tillë.

Agoraphobia: frika nga zonat e hapura

Coping-with-the-fear-of-leaving-the-house-Agoraphobia-1.jpeg

Agorafobia është një frikë shumë më komplekse. Është një çrregullim serioz ankthi saqë mund të bllokojë njerëzit në shtëpitë e tyre ose ta bëjë të pamundur jetesën e një jete normale. Disa njerëz me agorafobi shmangin vendet e hapura ose vendet e veçanta.

Akrofobia: frika nga lartësitë

Disa njerëz i frikësohen lartësive aq keq, saqë edhe shkallët lëvizëse në qendra tregtare lokale u japin atyre marramendje. Për të tjerët, një vëzhgim në majë të një shkëmbi ose një ndërtese të gjatë ua bën kokën të rrotullohet.

acrophobia-fear-of-heights-1-cb97e622bdad224c249261067d25ddc3.jpg

Pteromerhanophobia: frika nga fluturimi

Me gjithë mbulimin mediatik të katastrofave ajrore është e kuptueshme që shumë kanë frikë se mund të përfshihen në një përplasje aeroplani dhe kështu kanë frikë nga fluturimi.

1_1.jpg

Por me më shumë se 100,000 fluturime tregtare nëpër botë çdo ditë, shanset për t'u goditur nga rrufeja janë më të larta sesa të vdesësh në një përplasje aeroplani.

Klaustrofobia: frika nga vendet e mbyllura

Ndonjëherë frika nga fluturimi është në të vërtetë e lidhur me frikën e vendeve të mbyllura. Njerëzit me këtë frikë thonë se ndjehen sikur muret po ulen mbi ta.

z11187198VKlaustrofobia---lek-przed-malymi-pomieszczeniami-.jpg

Entomofobia: frika nga insektet

Ata janë të vegjël, zvarriten dhe shpesh kafshojnë, kështu që është e kuptueshme pse shumë njerëz nuk i pëlqejnë merimangat dhe insektet e tjera të ndryshme. Por ato janë një hallkë thelbësore në zinxhirin ushqimor dhe ne nuk mund të jetojmë pa to.

ENTOMOFOBIA-1280x720.jpg

Ophidiophobia: frika nga gjarpërinjtë

Frika nga të gjitha gjërat e gjata dhe helmuese është e zakonshme për shumë njerëz. Gjëja më e mirë për gjarpërinjtë është se nëse nuk i ngacmoni, as ata s'do t'ju ngacmojnë.

Ophidiophobia.-1.jpg

Kinofobia: frika nga qentë

Frika nga qentë është një fobi e zakonshme, veçanërisht te fëmijët dhe agjentët e shitjes që shkojnë derë më derë.

vse-o-kinofobii-3.jpg

Astrafobia: frika nga stuhitë

Përveç stuhisë vetë si fenomen, edhe zhurma e bubullimës ndikon jashtë mase tek frikërat e njerëzve. Realisht është rrufeja që mund të dëmtojë njerëzit, por shansi që kjo të ndodhë është e pakët.

miedotormentas.jpg

Trypanofobia: frika nga gjilpërat

Të kesh një pjesë të mprehtë metali të mbërthyer në krah është gjithmonë një mendim i pakëndshëm dhe shumë njerëz zhvillojnë një neveri të fortë ndaj gjilpërave.

Mirëpo shumë njerëz në botë bëjnë injeksione, kur janë sëmurë, kur bëjnë vaksina, kur dhurojnë gjak apo bëjnë tatuazhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012529134750366
array(1) { ["section"]=> string(93) "keto-jane-10-fobite-me-te-perhapura-ne-bote-me-siguri-dhe-ju-e-keni-nje-frike-te-tille-220617" }