Këto janë 20 vendet me ekonomi më të madhe në botë

Publikuar tek: bota, më 22:22 10-11-2015 Këto janë 20 vendet me ekonomi më të madhe në botë

Sipas të dhënave të Bankës Botërore me çmimet aktuale PBB për vitin 2014, 25 shtete me ekonomi më të mëdha në botë janë këto:

SHBA-të janë në pozitën e parë sa i përket ekonomive më të mëdha në botë. Me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) prej 17,4 trilionë dollarë SHBA-të janë në krye, pasuar nga Kina, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Brazili dhe Italia, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, me çmimet aktuale në bazë të PBB-së për vitin 2014, SHBA-të me 17 trilionë e 419 miliardë dollarë PBB është ekonomia më e madhe në botë.

SHBA-të i ndjek Kina me 10.3 trilionë dollarë PBB, më pas Japonia me 4.6 trilionë dollarë PBB, Gjermania me 3.9 trilionë dollarë PBB dhe Britania e Madhe me 2.9 trilionë dollarë PBB.

Sa i përket peshës ekonomike, Franca me 2.8 trilionë dollarë PBB në zë vendin e gjashtë, ndërsa Brazili me 2.3 trilionë dollarë PBB në ndodhet në vendin e shtatë.

Nga ana tjetër Italia me 2.1 trilionë dollarë PBB është në vendin e tetë, e nënta India me 2 trilionë dollarë PBB, dhe në pozitën e dhjetë Federata Ruse me rreth 1.9 trilionë dollarë PBB.

Kanadaja (1.8 trilionë dollarë), Australia (1.4 trilionë dollarë), Koreja e Jugut (1.4 trilionë dollarë), Spanja (1.4 trilionë dollarë) dhe Meksika (1.3 trilionë dollarë) janë vendet me mbi 1 trilionë dollarë PBB.

Indonezia me 888.5 miliardë dollarë PBB ndodhet në vendin e 16-të, Holanda me 869.5 miliardë dollarë PBB në vendin 17-të ndërsa Turqia me 799.5 miliardë dollarë PBB është ekonomia e 18-të më e madhe në nivel botëror.

Turqinë e ndjekin Arabia Saudite (746.2 miliardë dollarë) dhe Suedia (570.5 miliardë dollarë) në listën e ekonomive më të mëdha në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039430141448975
array(1) { ["section"]=> string(56) "keto-jane-20-vendet-me-ekonomi-me-te-madhe-ne-bote-25127" }