Janë publikuar të dhënat për pasaportat më të fuqishme për vitin 2017, me të cilat mbajtësit e tyre mund të udhëtojnë lirshëm në shumë vende të botës.
Gjermania kryeson e vetme këtë vit listën me 176 vende ku shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza, e ndjekur nga Norvegjia me 175 vende dhe më pas vijnë Danimarka, Finlanda, Italia, Spanja dhe SHBA me 174 vende ku qytetarët e tyre udhëtojnë pa nxjerrë një vizë.
Janë kryesisht pasaportat e vendeve të Europës ato që dominojnë por pa përjashtuar shtete si Singapori, Japonia, Zelanda e Re, Kanadaja, Australia dhe Koreja e Jugut.
Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë ka pësuar një rënie të lehtë, duke humbur dy pozicione dhe tashmë renditet e 55-ta në listën e pasaportave të fuqishme. Kjo lëvizje tregon se disa shtete kanë rikthyer vizat për qytetarët shqiptarë brenda një viti.
Sa i përket Kosovës nuk ka të dhëna në raport.
Në rajon është Greqia që ka pasaportën më të fuqishme me 171 vende ku qytetarët e saj mund të lëvizin lirshëm, e ndjekur nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Sa i përket Serbisë, Maqedonisë, Mali të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, pasaporta e këtyre shteteve është më e fuqishme se ajo e Shqipërisë, ndonëse diferenca nuk është e madhe.
Shtetet me pasaportat më të fuqishme:
1. Gjermania – 176 shtete
2. Suedia – 175 shtete
3. Danimarka, Finlanda, Italia, Spanja, SHBA – 174 shtete
4. Austria, Belgjika, Franca, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Singapori, Britania e Madhe – 173 shtete
5. Irlanda, Japonia, Zelanda e re – 172 shtete
6. Kandaja, Greqia, Portugalia, Zvicra – 171 shtete
7. Australia, Koreja e Jugut – 170 shtete
8. Islanda – 169 shtete
*Shqipëria ndër vite