Këto janë prezantueset “mami” më të njohura shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:53 18-12-2016 Këto janë prezantueset “mami” më të njohura shqiptare

Emrat e vajzave që do të lexoni më poshtë, janë ato që prej vitesh shoqërojnë shqiptarët në çdo shtëpi. Sigurisht që prezantuese kemi shumë, e madje të mira në punën e tyre, por ato që kemi listuar janë ato pa të cilat televizioni shqiptar ka treguar se nuk bën dot. Duke qenë se pak a shumë e kanë nisur në të njëjtën kohë, ato njëherësh janë gjendur kolege dhe nëna, duke ndjekur secila thuajse të njëjtin rrugëtim.

 

Rudina Magjistari

rudina.jpg

E rikthyer këtë sezon me programin e saj të pasdites të cilit i ka ndryshuar strukturën e i ka vendosur emrin e saj, Rudina është në një kohë shumë të mirë të karrierës. Ajo ka një vajzë që quhet Mia, dhe për t’i qëndruar pranë u shkëput për më shumë se 1 vit nga ekrani.

Arbana Osmani

albana.jpeg

Shpesh cilësohet si prezantuesja më e mirë shqiptare. Figurë e rëndësishme e “Top Channel” ku ka punuar që ditën e parë, Arbanës vazhdojnë t’i besohen formatet më me peshë që ka ky televizion. Arbana është nëna e Jonit, të cilin përpiqet që ta ekspozojë sa më pak në publik.

Jonida Shehu

jonida.png

Ndryshe nga çdo vit tjetër, sivjet Jonida kthehet nga puna me një dëshirë të re, më të bukurën, atë për të parë të voglën Kristal. Prezantuesja e “Pasdite në Top Channel” u bë nënë për herë të parë këtë verë por nisja e shpejtë e sezonit të ri, bëri që ajo të kthehet menjëhere pas linjdes në krye të detyrës.

Amarda Toska

ami.jpg

Besnike e imazhit të saj prej ditës së parë, me flokët e gjatë e shumë klas, Ami mbetet gjithnjë në krye të listës si ndër prezantueset më të dashura në Shqipëri. Por ishte pikërisht përkushtimi ndaj djalit të saj Joel që e bëri atë të zgjedhë formate që nuk zgjasin prej shtatorit në qershor. Ami prej disa vitesh drejton “Dancing With The Stars Albania”.

Xhemi Shehu

xhemi.jpg

E bukur, shumë e bukur, Xhemi Shehu ndryshe nga koleget e mësipërme, është nënë e dy fëmijëve. Ajo i ka dhuruar të vegjëlve kohën e majftueshme pas ardhjes në jetë, duke u shkëputur nga ekrani në periudha të ndryshme, por asnjëherë përfundimisht.

Alketa Vejsiu

alketa.jpg

Po ashtu nënë e dy fëmijëve, çdo vendim i rëndësishëm në jetën e Alketës, përfshirë edhe kohët kur është bërë nënë, kanë shkuar paralelisht me punën në televizion. E suksesshme prej fillimit, sot Vejsiu është jo vetëm moderatore por edhe producente formatesh të rëndësishme.

Eneda Tarifa

eneida.jpg

Për vite me radhë, nën drejtimit e varietesë së humorit në Top Channel, “Portokalli”, Eneda e ka ndjekur profesionin e moderatores paralelisht me atë të këngëtares. Të gjitha këto duke pasur si rol të parë atë të nënës së Arias bukuroshe./ (WHO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033342838287354
array(1) { ["section"]=> string(57) "keto-jane-prezantueset-mami-me-te-njohura-shqiptare-63065" }