‘Këto zgjedhje nuk na bëjnë të lumtur’, Kumbaro: Duam të kemi përballë rivalë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 24-06-2019 ‘Këto zgjedhje nuk na bëjnë të lumtur’, Kumbaro: Duam të kemi përballë rivalë

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte e ftuar pasditen e sotme në ‘Mbrëmje ABC’.

Ajo ka komentuar edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili la në fuqi datën 30 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas Kumbaros, ky vendim konfirmon pavlefshmërinë e aktit të Presidentit për të çdekretuar atë që dekretoi vetë.

Kumbaro shton se këto zgjedhje nuk i bëjnë të lumtur, pasi përballë nuk kanë rivalë.

‘Vendimi i sotëm i Kolegjit është një tjetër akt juridik, i cili konfirmon se sa i pavlefshëm është akti i Presidentit për të çdekretuar atë që dekretoi vetë. Ndërsa nga pikëpamja morale, nga pikëpamja qytetarë unë nuk jam e lumtur. As si qytetarë, as si politikane, as si deputete nuk jam e lumtur dhe është atipike si situatë dhe nuk janë zgjedhjet më të mira që do donim të kishim në Shqipëri në vitin 2019, duke mos pasur përballë, por ama jemi në demokraci dhe në demokraci është e drejta për të zgjedhor dhe e drejta për të vendosur. Opozita vendosi të mos zgjidhet, opozita vendosi të mos paraqitet dhe të mos e përdorë mjetin demokratik. Kjo nuk na detyron, përkundrazi kjo na detyron ne ta respektojmë dhe më shumë se përndryshe do ishte më i keq skenari që të mos kishim zgjedhje fare.

Këto nuk janë zgjedhje që na bëjnë të lumtur sepse do donim shumë të kishim përballë rivalë. Në qarkun Gjirokastër situata në këto 6 vite është e tillë që na bën krenar për punët që kemi bërë. Ne, unë vetë jam e bindur që kemi rezultate të atilla që na bëjnë të fuqishme përballë çdo rivali. Do doja shuam t’i kishim rivalët përballë’, tha Mirela Kumbaro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027787208557129
array(1) { ["section"]=> string(80) "keto-zgjedhje-nuk-na-bejne-te-lumtur-kumbaro-duam-te-kemi-perballe-rivale-169590" }