‘Këtu jeta mu bë ferr’, nëna tregon përleshjen e të bijës para se të vritej nga kunati në Bathore: Jetmira thirri policinë por s'e ndihmuan! Ajo u masakrua me plumba

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 18-09-2020 ‘Këtu jeta mu bë ferr’, nëna tregon përleshjen e të bijës para se të vritej nga kunati në Bathore: Jetmira thirri policinë por s'e ndihmuan! Ajo u masakrua me plumba Pamje nga vendngjarja dhe ema e te rese

Flet nëna e Jetmira Hasanit, të resë që u vra nga ish-kunati i saj Agron Tanushi në Bathore, pas konflikteve të vazhdueshme për t’u larguar nga shtëpia.

E ëma e të resë ka treguar se para se e bija të vritej ajo kishte thirrur policinë, por kjo e fundit nuk ka bërë asgjë por është larguar edhe pse autori në sy të tyre ka tentuar ta largojë me forcë kunatën nga shtëpia.

Sipas dëshmisë së nënës së viktimës për emisionin “Me zemër të hapur”, e reja është masakruar me mbi 10 plumba.

Në momentin që është vrarë, Jetmira po mblidhte rrobat për t’u larguar nga shtëpia që të jetojë diku tjetër.

“Vajza ka marrë vazhdimisht gjatë këtyre viteve urdhër mbrojtje. Te ato persona su respektojte distanca. Ndër sy tim iu turr vajzës. Edhe në sy të policisë.

Vajza ime tashmë u rehatua njëherë e përgjithmonë.  Mori mbi 10 plumba. Është masakruar nga plumbat. Para se të vritej lajmëroi policinë. Policia shkoi po sbëri gjë.

Dyshoj mos  ka qenë bashkëpunim me policisë dhe autorit. Policia ka ikur. Ishte aty policia dhe sherri vijoi. E kapte kuantën ta largojë me forcë dhe policia i thoshte boll o Agron.

I thanë hajde në komisariat të qetësohesh, po se morën se nuk shkoi ky. Ne menduam se do të ishin të kënaqur kur të merrnim rrobat dhe ur vajza të largohej nga shtëpia e tyre.

Jetmira u tha policiëse se ka marrë një shtëpi me qera dhe do të jetojë atje  dhe u ka thënë se këtu mu bë jeta ferr. Pse se la ta vërtetonte se ku do të shkonte dhe pastaj ta vriste. Ta bënte zemrën gur dhe ta vriste pastaj”, ka thënë e ëma e viktimës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01288104057312
array(1) { ["section"]=> string(167) "ketu-jeta-mu-be-ferr-nena-tregon-perleshjen-e-te-bijes-para-se-te-vritej-nga-kunati-ne-bathore-jetmira-thirri-policine-por-s-e-ndihmuan-ajo-u-masakrua-me-plumba-220811" }