“Këtu ndodhi diçka”, gazetarët rrëfejnë 21 janarin: Dyshoj se Rama kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte, nuk menduam se do kishte të vrarë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:31 21-01-2021 “Këtu ndodhi diçka”, gazetarët rrëfejnë 21 janarin: Dyshoj se Rama kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte, nuk menduam se do kishte të vrarë Andi Bushati

Sot bëhen 10 vite nga tragjedia e 21 janarit, kun ë protestën e orgabnizuar nga opozita e asaj kohe ngelën të vdekur 4 persona, të cilët u qëlluan për vdekje nga plumbat e Gardës s ërepublikës.

Gazetarët Sokol Balla dhe Andi Bushati rrëfejnë se fillimisht nuk menduan se do të kishte të vrarë, por më pas e kanë mësuar lajmin nga mediat, ndërsa flasin edhe për rolin e medias në atë ditë,

Balla: Rama ishte në dijeni se nëse do të thërriste një manifestim publik, vështirë se do të qëndronte brenda kornizave normale të protestës për shkak të videokasetës së përgjimit të Ilir Metës. Dyshoj se Rama kishte parashikuar se çdo të ndodhte paraditen e 21 janarit.

Bushati: Ne nuk menduam se do kishte të vvrarë, madje e kemi marrë vesh shumë më vonë, vetëm kur mediat filluan të komunikonin lajmin se ka njerëz që po i drejtoheshin spitalit. Ne ishim në një tavolinë dhe po ndiqnim ngjarjet, dhe në momentin që dhuna u bë shumë e madhe, erdhën makinat që hidhnin ujë dhe unë i thashë Mero Bazes: Këtu ndodhi diçka dhe këto makina me ujë do të jenë nesër në të gjithë mediat botërore.
Në 21 janar, edhe mediat e kanë huqur misionin e tyre, kanë qenë shumë të polarizuara. Kanë qenë media si “Klan” dhe kishin frikë që të raportonin se gazetari i tyre u plagos në protestë. Kishte edhe media si “News 24” që tregoi me zë dhe figurë se nga erdhën pamjet që goditën njerëzit. Berisha sapo u ndodh përballë krimit që kryen njerëzit e tij, u mundua të sajonte disa alibi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Tirja' dhe vjedhja që iu bë pacientit me Covid, Manastirliu: Raste të tilla ka pasur, ka dhe do të ketë! Shumica e mjekëve nuk marrin rryshfet
E tregon ish-Gardisti: Porta e kryeministrisë në 21 janar nuk u hap nga protestuesi me makinë, por u la hapur nga… »
Article Logic
Execution time: 0.013695001602173
array(1) { ["section"]=> string(145) "ketu-ndodhi-dicka-gazetaret-rrefejne-21-janarin-dyshoj-se-rama-kishte-parashikuar-se-cfare-do-te-ndodhte-nuk-menduam-se-do-kishte-te-vrare-235907" }