“Këtu ta q*në nonën, të vjedhin përditë, te Lorik Cana e gjetët hajdutin?”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:59 05-09-2016 “Këtu ta q*në nonën, të vjedhin përditë, te Lorik Cana e gjetët hajdutin?”

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj ish-kapitenit, Lorik Cana se ai është përgjegjës për vjedhje të kryera brenda Kombëtares Shqiptare dhe FSHF-së.

Akuza u bë nga sportisti, Fatmir Bardhoci, ish-president i Federatës së Taekwondo, por për aktorin këto pretendime janë tërësisht absurde, në një kohë kur në Shqipëri po vidhet nga të gjitha anët.

Nga Bes Kallaku

Për Skifterin (Shqiponjën) Lorik Cana.

Në Shqipëri vetëm është vjedhur. E fillojmë me Princ Vidin, pastaj ari dhe thesari iku bashkë me Zogun, komunizmi gjithashtu, vazhdon bindshëm demokracia, mjekësia.

U vodhëm dje e po vidhemi edhe sot. Në demokraci e rilindje.

220 milion euro vjedhje nga rruga e kombit, vidhen pensionet e invalidëve, për turp, tendera publike që nuk shofim asnjë punë publike, vidhen ilacet, vidhemi me mbifaturime, vidhemi te biletat e avionit.

Vidhemi gjithkund dhe më absurdja që kam lexuar këto ditë, është kërkesa që i bëhet Lorik Canës, të kthejë lekët e vjedhura.

Sikur firmat piramidale të mos na kenë vjedhur, politikanët e qeveritë të mos na kenë vjedhur kurrë. E keqja e këtij vendi qenka Lorik Cana.

I cili për mua më shumë i ka dhënë këtij vendi dhe kësaj kombëtareje, duke vlerësuar dhe brezat e përpara Canës, dhe ish kapitenët e tjerë.

Këtu ta q*** nonën të vjedhin përditë, dhe te Lorik Cana e gjetet hajdutin??? Ai të kthejë lekët e vjedhura??? Në fakt ne t’i kthejmë sportistëve, futbollistëve apo artistëve respektin dhe vlerësimin që meritojnë, si figurat që na kanë sjellë gezim, emocion e buzëqeshje, dhe jo frikë, pasiguri apo zymtësi në të ardhmen tonë.

Lorik Cana kapiteni im, respekt dhe vlerësim ty edhe të gjith ëunave të kombetarës, që na falën emocione të papërsëritshme, ashtu sië shpresoj që do na i falni edhe sonte.

Respekt nga një #tifozkuqezi, Bes Kallaku.

Zoti ju rujt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030197143554688
array(1) { ["section"]=> string(75) "ketu-ta-q-ne-nonen-te-vjedhin-perdite-te-lorik-cana-e-gjetet-hajdutin-51969" }