Kevin Spacey në telashe, pas akuzave për pedofili dhe deklarimit gay, Netflix i anulon serialin House of Cards

Publikuar tek: bota, më 22:00 30-10-2017 Kevin Spacey në telashe, pas akuzave për pedofili dhe deklarimit gay, Netflix i anulon serialin House of Cards

Aktori hollivudian Kevin Spacey është përballur me një furtunë kritikash kur doli hapur si homoseksual, deklarim që erdhi vetëm pak orë pas akuzave për ngacmim seksual të aktorit Anthony Rapp kur ishte vetëm 14-vjeç.

Tashmë Netflix, rrjeti më i madh i shërbimeve televizive në internet me mbi 70 milion përdorues nga 190 shtete të botës, ka vendosur të ndërpresë transmetimin e serialit të famshëm të Spacey, Houes of Cards.

Ka zëra se Netfilx do anulojë gjithashtu të gjitha bashkëpunimet dhe projektet e Kevin Spacey.

Duke folur për Buzzfeed, Anthony Rapp tha se ishte vetëm 14-vjeç kur Kevin Spacey e ftoi në apartamentin e tij në Manhattan gjatë një feste në vitin 1986 dhe pasi e gjeti të vetëm në dhomë e shtriu në krevat dhe u shtri edhe vetë mbi të.

Por komuniteti i LGBT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka sulmuar Spacey, duke thënë se deklarata e tij për orientimin seksual bëhet me qëllim dhe në një kohë për t’i shpëtuar akuzave të rënda për ngacmim seskual ndaj të miturve. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm ajror në shkollë, 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Afganistan
SHBA: Hetimet për lidhje me Rusinë, dalin aktpaditë e para »
Article Logic
Execution time: 0.011469125747681
array(1) { ["section"]=> string(114) "kevin-spacey-ne-telashe-pas-akuzave-per-pedofili-dhe-deklarimit-gay-netflix-i-anulon-serialin-house-of-cards-97772" }