KF Tirana zbardh mashtrimin. Si 4 persona nga Bregu i Fildishtë përdorën e klubit për realizimin e skemës

Publikuar tek: sport, më 14:48 27-08-2015 KF Tirana zbardh mashtrimin. Si 4 persona nga Bregu i Fildishtë përdorën e klubit për realizimin e skemës

KF Tirana zbardh detaje për skemën e mashtrimit që ka përfshirë emrin e klubit bardheblu.

Sipas KF Tirana “Katër shtetas nga Bregu i Fildishtë kanë mbërritur dje në mbrëmje në aeroportin "Nënë Tereza". Personat dispononin një ftese me logon e KF Tiranës e cila pretendohej ti shërbente si mundësi kalimi e qëndrimi në Shqipëri. Persona të pa autorizuar kanë përdorur emrin e KF Tiranës për të realizuar një skemë të tillë mashtruese. Studio e menaxhimit Bode është përgjegjëse për këtë ngjarje të shemtuar dhe tani i mbetet policise të zbuloje më tepër pasi disponon dokumentacionin e falsifikuar dhe tabulatet telefonik”, deklaron për mediat klubi i Tiranës.

KF Tirana bën me dije gjithashtu se pas denoncimit publik do të ndjekë rrugë ligjore për të vënë para drejtesisë të gjithë ata që kanë guxuar të përdorin emrin e klubit.

“ I njëjti standart do të përdoret për të gjithë ata që do të provojnë në të ardhmen apo kanë bërë abuzime në tëshkuarën. Futbollistë të rinj shpesh herë janë derguar ilegalisht jashtë vendit nga menaxherë mashtrues duke përdorur emrin e KF Tiranës. Klubi nuk do të lejoëj askënd të cenojë emrin e Tiranës apo të përbalti imazhin”, paralajmëron KF Tirana.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093841552734375
array(1) { ["section"]=> string(110) "kf-tirana-zbardh-mashtrimin-si-4-persona-nga-bregu-i-fildishte-perdoren-e-klubit-per-realizimin-e-skemes-19324" }