Kiço Londo lirohet nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental, e zëvendëson regjisori Altin Basha

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 04-12-2020 Kiço Londo lirohet nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental, e zëvendëson regjisori Altin Basha

Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo është liruar nga detyra.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Altin Basha, i cili prej më shumë se 17 vite ka qenë regjisori i emisionit të humorit "Portokalli".

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

erh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitën bizhuteritë me vlerë 8 milion lekë në një argjendari në Tiranë, gjykata lë në burg dy vëllezërit
Ndarja nga jeta e Marko Bellos dhe Engjëll Daklit, Topalli: Vetëm lajme të trishta, na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur »
Article Logic
Execution time: 0.010037899017334
array(1) { ["section"]=> string(108) "kico-londo-lirohet-nga-detyra-e-drejtorit-te-teatrit-eksperimental-e-zevendeson-regjisori-altin-basha-230162" }