Kika për Veselin: Është homoseksual. Reagon fituesi i Big Brother

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:18 01-06-2016 Kika për Veselin: Është homoseksual. Reagon fituesi i Big Brother

Ish banori i Big Brother Albania, Kreshnik Husaj ka reaguar pas aderimit të Vesel Kurtishajt në PDK.

Veseli, fituesi i edicionit të fundit të Big Brother Albania është bërë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ky vendim i tij ka zgjuar reagimin e menjëhershëm të ish banorit tjetër, i njohur si Kika.

Kika e ka quajtur homoseksual Veselin duke thënë se këtë e ka bërë të përfaqësuar në politikë komunitetin “LGBT”.

Për Gazetën Express, Veseli fillimisht ka thënë se nuk e njeh Kikën, të cilin më vonë e quajti njeri me probleme mendore.

“Nuk kam pse të merrem me deklaratat e një njeriu me probleme mendore. I uroj shërim të shpejtë”, ka thënë Kurtishaj.

Kika dhe Veseli ishin banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në edicionin e tetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070569515228271
array(1) { ["section"]=> string(69) "kika-per-veselin-eshte-homoseksual-reagon-fituesi-i-big-brother-42141" }