Lideri i Korësë së Veriut Kim Jong-un është në udhëtim në trenin e tij privat drejt Rusisë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Ky do të jetë takim i parë midis dy liderëve dhe pritet që të ketë shumë interes.
Sipas inforamcioneve nga Kremlini, Vladimir Putin dhe Kim Jong-un do takohen në qytetin e Vladivostok ditën e sotme. Kim Jong-un synon të fitojë mbështetjen e Rusisë pasi bisedimet me presidentin Donald Trump nuk ishin të suksesshme.
Mediat ruse bëjnë të ditur se kjo do të jetë një ditë e rëndësishme për Rusinë dhe pritet që të kemi informacione të reja brenda ditës...