Kim Jong-un jep urdhrin: Bëni gati armët bërthamore

Publikuar tek: bota, më 22:54 04-03-2016 Kim Jong-un jep urdhrin: Bëni gati armët bërthamore

Lideri koreanoverior, Kim Jong-un, ka urdhëruar që pajisja bërthamore e vendit të bëhet gati për përdorim në çdo moment. CNN shkruan se të njëjtat informacione vijnë edhe nga agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap”.

Në fillim të vitit, Koreja e Veriut kishte testuar një bombë me hidrogjen. Por lajmi nuk ishte konfirmuar me siguri. Pentagoni nga ana tjetër po ndjek me vëmendje zhvillimet e Koresë së Veriut dhe i ka kërkuar Phenianit “të shmangë provokimet”.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA-të janë takuar përmes grupeve të tyre të punës për të biseduar për vendosjen e sistemit anti-raketë “Usa Thaad” në përgjigje të kërcënimeve në rritje bërthamore dhe balistike nga Koreja e Veriut.

“Terminal High Altitude Area Defense”, janë sisteme të teknologjisë së lartë, në gjendje për të kapur raketa edhe jashtë atmosferës. Kina dhe Rusia kanë qenë kritike mbi vendosjen e këtyre raketave në Korenë e Jugut, për shkak “të frikës ndaj interesave respektive strategjikë”. Seuli nga ana e tij, ka theksuar që objektiv është vetëm Koreja e Veriut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OKB në mbështetje të Apple: Kërkesa e FBI mund të hapë “kutinë e Pandorës”
Gjenden në Spanjë 20 mijë uniforma të Shtetit Islamik »
Article Logic
Execution time: 0.011713027954102
array(1) { ["section"]=> string(56) "kim-jong-un-jep-urdhrin-beni-gati-armet-berthamore-34259" }