Kim Jong-Un mashtron gjermanët

Publikuar tek: bota, më 07:10 05-02-2018 Kim Jong-Un mashtron gjermanët

Koreja Veriore ka përdorur ambasadën e saj në Berlin për t’u furnizuar me pjesë për programin e saj raketor.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i shërbimit të inteligjencës gjermane Hans-Georg Masen. 

Ai tha se është konfirmuar se aktivitetet rreth furnizimit janë kryer nga ambasada dhe kjo është bërë për nevojat e programit raketor dhe nuklear të Koresë Veriore.

Sipas tij, me këtë rast shpesh është “bërë përdorimi i dyfishtë i mallrave”, i cili mund të shfrytëzohet për qëllime civile dhe ushtarake.

Masen theksoi se autoritetet gjermane penguan aktivitete të ngjashme sapo i zbuluan ato, por nuk kishte asnjë garanci se gjithçka “u detektua dhe u parandalua”, shkruan telegraf. 

“Është e nevojshme të supozohet se pjesët për programin e lansimit të Koresë Veriore janë marrë në tregje të tjera ose janë blerë nga konsumatorët nëntokësorë në Gjermani”, shton Masen.

Ambasada e Koresë së Veriut në Berlin nuk ka komentuar akuzat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008821964263916
array(1) { ["section"]=> string(37) "kim-jong-un-mashtron-gjermanet-109149" }