Kim Jong-un pretendon se ka gjetur kurën kundër Sida-s dhe Ebola-s

Publikuar tek: bota, më 16:34 19-06-2015 Kim Jong-un pretendon se ka gjetur kurën kundër Sida-s dhe Ebola-s

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë thënë se shkencëtarët e tyre kanë zbuluar një barnë që mund të kurojë SIDA-n, Ebola-n, Mers-in dhe Sars-in, të gjitha sëmundje vdekjeprurëse.

Aty ku kanë dështuar më parë mendjet e mëdha të njerëzimit, shkencëtarët koreano-veriorë pretendojnë se kanë prodhuar ilaçin që mund t’i shërojë të gjitha këto sëmundje. Sipas tyre, barna çudibërëse “Kumdang-2” është bërë nga bima e ginseng-ut dhe disa përbërës të tjerë sekret.

Deklarata e zyrtarëve të Koresë së Veriut vjen në një kohë kur armiku më i madh i tyre, Koreja e Jugut, po vuan përhapjen e sëmundjes respiratore Mers, e cila deri më tani i ka marrë jetën 40 personave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031637907028198
array(1) { ["section"]=> string(72) "kim-jong-un-pretendon-se-ka-gjetur-kuren-kunder-sida-s-dhe-ebola-s-14025" }