Kim Jong Un zbret për herë të parë në Rusi, pritet me lule dhe bukë e kripë

Publikuar tek: bota, më 14:20 24-04-2019 Kim Jong Un zbret për herë të parë në Rusi, pritet me lule dhe bukë e kripë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi. Ditën e nesërme, ai do të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky është takimi i parë i tyre, por nuk është planifikuar të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje ose të mbajnë një deklaratë të përbashkët.

Lideri i ri i Koresë së Veriut la Phenianin të mërkurën në mëngjes dhe udhëtoi në Rusi me tren, siç bëri për samitin e tij me Presidentin e SHBA Donald Trump në Hanoi të Vietnamit.

Udhëtimi nga stacioni i trenit në Khasan, pranë kufirit të Koresë së Veriut, në Vladivostok zgjati rreth nëntë orë.

Pas kalimit të kufirit rus, Kim u ndal në stacionin Khasan, ku u prit me lule, si dhe bukë e  kripë, një traditë ruse për të mirëpritur mysafirët, tha ligjvënësja lokale Natalia Karpova për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Kim tha se ishte "i lumtur të jetë në tokën ruse", njoftoi rajoni rus i Primorsky në faqen e saj zyrtare.

"Unë erdha në Rusi me ndjenjën e ngrohtë të popullit tonë", i tha Kim televizionit shtetëror rus pas mbërritjes. "Shpresoj që kjo vizitë të jetë e suksesshme dhe e dobishme dhe se gjatë negociatave me presidentin Putin do të jem në gjendje të diskutoj në mënyrë specifike çështje për zgjidhjen e situatës në Gadishullin Korean dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale".

190423233339-kim-jong-un-russia-visit-02-exlarge-169.jpg

ll.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072271823883057
array(1) { ["section"]=> string(81) "kim-jong-un-zbret-per-here-te-pare-ne-rusi-pritet-me-lule-dhe-buke-e-kripe-161684" }