Kim Joung ka ekzekutuar 15 persona, mes tyre 2 zëvendësministra

Publikuar tek: bota, më 16:37 29-04-2015

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong ka urdhëruar ekzekutimin e 15 njerëzve këtë vit, duke përfshirë edhe vrasjen e disa zyrtarëve të lartë”, thotë inteligjenca e Koresë së Jugut.

Agjencia tha në një takim parlamentar të mërkurën se ata janë ekzekutuar me pushkatim me akuzën për spiunazh.

Mes të vrarëve janë edhe dy zëvendës ministra të cilët kontestuan udhëheqësin Kim mbi politikat e tij dhe anëtarët e një orkestre, thanë zyrtarët e inteligjencës.

Kim spastroi dhe ekzekutoi edhe burrin e tezes për tradhti në vitin 2013.

"Justifikimi apo arsyetimi nuk punon për Kim Jong-un, dhe stilin e tij të sundimit  për të çuar përpara çdo gjë," tha Shin Kyung, një anëtar i komisionit parlamentar së Koresë së Jugut, duke cituar një zyrtar të inteligjencës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027923107147217
array(1) { ["section"]=> string(67) "kim-joung-ka-ekzekutuar-15-persona-mes-tyre-2-zevendesministra-9985" }