Kim nis fushatë për të rritur ndjekësit në instagram, fotoja ‘reklamuese’ me Veliajn dhe ambasadorin Soreca

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:26 12-02-2020 Kim nis fushatë për të rritur ndjekësit në instagram, fotoja ‘reklamuese’ me Veliajn dhe ambasadorin Soreca Kim, VEliaj, Soreca

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, ka çelur llogari në median sociale 'Instagram' dhe ambasada amerikane përmes faqes së saj në ‘facebook’ ka filluar fushatën ku bën ‘reklamë’ për t’ i shtuar ndjekësit.

Në postimin e fundit në rrjete sociale ambasada ka publikuar një foto të montuar në të cilën shfaqet Kim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca.

“Ndiqni @usambalbania në Instagram për më shumë nga Ambasadorja Yuri Kim”, shkruhet në postimin e ambasadës e shoqëruar me foton e Kimit me Veliajn dhe ambasadorin e BE.

Postimi i parë i ambasadores në instagram i kushtohet pikërisht 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet. Në foto duket Kim me një grup valltarësh të rinj të veshur me kostume tradicionale.

000000000.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010553121566772
array(1) { ["section"]=> string(111) "kim-nis-fushate-per-te-rritur-ndjekesit-ne-instagram-fotoja-reklamuese-me-veliajn-dhe-ambasadorin-soreca-194950" }