Kina bëhet gati të investojë 3 miliardë dollarë në Europën lindore

Publikuar tek: bota, më 17:20 27-11-2017 Kina bëhet gati të investojë 3 miliardë dollarë në Europën lindore

Kryeministri kinez, Li Keqiang njoftoi sot zhbllokimin e rreth tre miliardë eurove për projekte në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (PECO), gjatë një samiti në Budapest me synim rritjen e bashkëpunimit të Pekinit me këtë rajon.

“Banka për Zhvillim e Kinës do të vendosë në dispozicion dy miliardë euro në kuadër të një shoqate ndërbankare me PECO-n të krijuar sot”, tha ai.

Kryeministri kinez deklaroi gjithashtu edhe dhurimin e një miliardë eurove për një fond investimesh ku pjesa më e madhe do të shkojë për PECO.

Li i bëri këto njoftime me rastin e një mbledhje me 16 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Ballkanit anëtarë ose jo të BE-së (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Republikë Çeke, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Serbi) të organizuar në kryeqytetin hungarez, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri kinez garantoi gjithashtu vendet e Evrops Perëndimore të shqetësuar që shohin shtimin e investimeve kineze në Evropën Qendrore.

“Bashkëpunimi jonë është i hapur dhe transparent, ne do të bëjmë të mundur që gjithçka të jetë brenda kontekstit më të gjerë të marrëdhënieve mes Kinës dhe BE-së”, garantoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmenden britanikët, qeveria s'e jep pushim ditën e dasmës së Princit Harry me Meghan Markle
Kërcënim i frikshëm nga ISIS, ky është kryeqyteti europian që do sulmohet (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011013984680176
array(1) { ["section"]=> string(73) "kina-behet-gati-te-investoje-3-miliarde-dollare-ne-europen-lindore-100969" }