Kina dërgon 5 milion zyrtarë për të numëruar gjënë e gjallë në të gjithë vendin

Publikuar tek: bota, më 16:59 13-01-2017 Kina dërgon 5 milion zyrtarë për të numëruar gjënë e gjallë në të gjithë vendin

Plot 5 milion zyrtarë kinezë do shpërndahen në të gjithë territorin e vendit për të numëruar popullsinë e derrave, lopëve, deleve dhe pulave, si pjesë e regjistrimit të tretë bujqësor të Kinës.

Kjo është një ndërmarrje e madhe që ndodh vetëm 1 herë në 10 vjet, dhe pritet të tregojë ndryshime të mëdha në mënyrën sesi Kina prodhon ushqimin e saj, shkruan Newsbomb.al.

Kina ka rreth 20% të popullsisë së botës por vetëm 7% të tokës së punueshme të planetit.

Fred Gale, një studiues economist në Departamentin amerikan të Bujqësisë thotë se regjistrimi bëhet për të treguar që Kina nuk është vetëm një kombi  fermerëve fshatarë që rrisin kafshë në kopështin e pasëm të shtëpisë së tyre.

Të dhënat do shqyrtohen me kujdes nga udhëheqësit kinezë që kanë si prioritet të lartë reformën në bujqësi. /Newsbomb.al

sd3456789huhuhyu76.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas akuzave për sulme kibernetike, flet Trump: Brenda 90 ditëve raport mbi hakimin
Kina kundër deklaratave të kandidatit amerikan për Sekretar Shtetit: Po na çon drejt konfrontimit ushtarak »
Article Logic
Execution time: 0.010579824447632
array(1) { ["section"]=> string(85) "kina-dergon-5-milion-zyrtare-per-te-numeruar-gjene-e-gjalle-ne-te-gjithe-vendin-65433" }