KINA fushatë kundër SHBA: Eshtë djalli, “armiku i botës”…Spote propagandistike për kërcënime të qytetarëve të vet në Amerikë

Publikuar tek: bota, më 10:26 06-06-2019 KINA fushatë kundër SHBA: Eshtë djalli, “armiku i botës”…Spote propagandistike për kërcënime të qytetarëve të vet në Amerikë

Mesazhi i fundit i Kinës për qytetarët e vet është: SHBA është djalli – mos shkoni atje. Ditët e fundit, qeveria ka publikuar dy njoftime të reja udhëtimi për qytetarët që janë në SHBA ndërkohë që media shtetërore ka shtuar retorikën antiamerikane, raporton CNN.

Administrata e Donald Trump rriti tarifat për mallrat kinezë nga 10 përqind në 25 përqind në 10 maj, dhe më së fundi kërcënoi gjigandin teknologjik kinez Huawei me rregulla ndalimi.

Në përgjigje, Kina rriti tarifat për mallrat amerikane si një masë të domosdoshme. Të martën ministria e Turizmit e Kinës paralajmëroi qytetarët e vet për rreziqet e udhëtimit në SHBA, duke cituar se atje ka raste të “të shtënave me armë, vjedhjeve dhe grabitjeve”.

Të njëjtën ditë, ministria e Jashtme dhe ambasadat nxorrën një shënim për qytetarët kinezë që të rrisin vigjilencën në SHBA.

Partia Komuniste kineze që qeveris vendin ka lancuar një fushatë propaganda për luftë tregjesh, duke u fokusuar te hegjemonia e SHBA. Në një artikull publikuar në gazetën People’s Daily, SHBA është konsideruar si “armiku i botës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073659420013428
array(1) { ["section"]=> string(127) "kina-fushate-kunder-shba-eshte-djalli-armiku-i-botes-spote-propagandistike-per-kercenime-te-qytetareve-te-vet-ne-amerike-167128" }