Kina “hakmerret” për deklaratën e Pompeos: Ai dhe 27 zyrtarë të tjerë të SHBA-së nuk lejohen të udhëtojnë drejt 3 shteteve

Publikuar tek: bota, më 18:17 21-01-2021 Kina “hakmerret” për deklaratën e Pompeos: Ai dhe 27 zyrtarë të tjerë të SHBA-së nuk lejohen të udhëtojnë drejt 3 shteteve Mike Pompeo

Deklarata e fortë e Sekretarit të Shtetit të SHBA në largim, Mike Pompeo, i cili dy ditë më parë akuzoi Kinën për gjenocid ndaj pakicave turke dhe myslimane, nuk ka kaluar pa një hakmarrje nga pala kineze.

Qeveria kineze vendosi sanksione kundër Mike Pompeos dhe 27 zyrtarëve të tjerë amerikanë, pasi kanë shkelur seriozisht sovranitetin e Kinës.

Lista e emrave përmban ish-Sekretarin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar; ish këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro; ish këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O'Brien; Kelly Craft, ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara; dhe Mattheë Pottinger, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar. Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton dhe ish-shefi strateg i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon janë gjithashtu të përfshirë në sanksionet e vendosura nga Kina.

Këta persona nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Kinës, Hong Kongut dhe Makaos.

"Gjatë viteve të fundit, disa politikanë anti-Kinë në Shtetet e Bashkuara, nga interesat e tyre egoiste politike dhe paragjykimi dhe urrejtja ndaj Kinës dhe duke mos treguar asnjë interes për interesat e popullit Kinez dhe Amerikan, kanë planifikuar, promovuar dhe ekzekutuar një një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, minojnë interesat e Kinës, ofenduan popullin Kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SH.B.A”, thuhet në deklaratën e Kinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po provonte një sfidë në 'Tik Tok', 10-vjeçarja humb jetën tragjikisht
Presidenti Joe Biden jep lajmin e mirë për vendet e varfëra, ja kur nis shpërndarja e vaksinave anti-Covid »
Article Logic
Execution time: 0.013121843338013
array(1) { ["section"]=> string(126) "kina-hakmerret-per-deklaraten-e-pompeos-ai-dhe-27-zyrtare-te-tjere-te-shba-se-nuk-lejohen-te-udhetojne-drejt-3-shteteve-235887" }