Kina konfirmon mbështetjen ndaj Serbisë: Nuk e njohim Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 07:11 19-06-2019 Kina konfirmon mbështetjen ndaj Serbisë: Nuk e njohim Kosovën

Serbia së bashku vazhdon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.  

Përveç ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, të njëjtën gjë po bën edhe ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Ai po qëndron në vizitë në Rusi ku do të marrë pjesë në takimin e 10-të Ndërkombëtar të Zyrtarëve të Lartë për Çështje të Sigurisë.

Stefanoviç në kuadër të kësaj vizite u takua edhe me përfaqësues të Republikës Popullore të Kinës.

Stefanoviç dhe Sekretari i Komisionit për Çështjet Politike të Partisë Komuniste të Kinës, Guo Shengkun vlerësuan se ky takim është pozitiv veçanërisht në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Dy homologët biseduan edhe për çështjen e Kosovës, dhe siç shprehet Stefanoviç për mediet serbe, Kina e ka konfirmuar mbështetjen për Serbinë dhe mos-njohjen e Kosovës.

Gjithashtu, Kina ka konfirmuar edhe se do të kundërshtojë fuqishëm pranimin e Kosovës në INTERPOL.

Përveç kësaj, dje edhe Algjeria ka konfirmuar në Serbi se do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028424978256226
array(1) { ["section"]=> string(67) "kina-konfirmon-mbeshtetjen-ndaj-serbise-nuk-e-njohim-kosoven-168790" }