Kina kundër deklaratave të kandidatit amerikan për Sekretar Shtetit: Po na çon drejt konfrontimit ushtarak

Publikuar tek: bota, më 17:33 13-01-2017 Kina kundër deklaratave të kandidatit amerikan për Sekretar Shtetit: Po na çon drejt konfrontimit ushtarak

Media zyrtare kineze denoncoi sot idenë ”e pabazë” të sekretarit amerikan të Shtetit të emëruar nga Donald Trump, Rex Tillerson për t’i ndaluar Pekinit akesin në ishujt që kontrollon në Detin e Kinës Jugore, që po çon sipas saj drejt një “konfrontimi ushtarak”.

Pekini pretendon pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore, por gjithashtu edhe disa shtete si Filipine, Vietnam, Brunei, Malajzia kanë pretendime rivale për kontrollin e disa ishujve në këtë zonë me sipërfaqe të madhe.

“Për të konfirmuar sovranitetin e saj, Kina, si dhe disa shtete të tjera fqinjë po kryejnë punime të mbushjes me argjinaturë për zgjerimin e ishujve që administrojnë si dhe për të ndërtuar më pas porte, kulla të larta vrojtimi, pista për uljen e avionëve të vegjël dhe infrastrukturë ushtarake”, sipas Uashingtonit dhe ekspertëve ushtarakë.

“Duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë Kinës, për t’i bërë të ditur se ndërtimet në ishujt e diskutueshëm duhet të ndalen, dhe se aksesi në këto ishuj nuk duhet të lejohet më”, u shpreh disa ditë më parë Rex Tillerson gjatë një seance në Komisionin Punëve të Jashtme në Senat, që pritet të konfirmojë emërimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099070072174072
array(1) { ["section"]=> string(111) "kina-kunder-deklaratave-te-kandidatit-amerikan-per-sekretar-shtetit-po-na-con-drejt-konfrontimit-ushtarak-65437" }