Kina lëshon në hapësirë satelitin e parë të telekomunikacionit

Publikuar tek: bota, më 13:53 07-08-2016 Kina lëshon në hapësirë satelitin e parë të telekomunikacionit

Kina ka lëshuar në hapësirë satelitin e parë të telekomunikacionit. Sateliti Tiantong-01 do të mundësojë një rrjet telefoni për Kinën, Lindjen e Mesme, dhe Afrikën.

Ai u lëshua në hapësirë të shtunën pas mesnatës sipas orës lokalë të vendit. Shërbimi do të ofrohet nga operatori China Telecom, që është në pronësinë të shtetit kinez.

Vendi po përgatitet gjithashtu për raundin tjetër, atë të një misioni hapësinor.

Astronautin e parë në hapësirë Kina e dërgoi në vitin 2003 dhe që atëherë e ka zhvilluar shumë teknologjinë ajrore dhe atë të satelitëve, raporton Krokodili.al.

Kryetari i misionit tha se Kina po planifikon të eksplorojë Marsin në vitet në vazhdim, programi i cili po udhëhiqet nga ushtria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011476039886475
array(1) { ["section"]=> string(68) "kina-leshon-ne-hapesire-satelitin-e-pare-te-telekomunikacionit-49032" }