Kina ndërton radio-teleskopin më të madh në botë, sa 30 fusha futbolli

Publikuar tek: bota, më 22:05 26-07-2015 Kina ndërton radio-teleskopin më të madh në botë, sa 30 fusha futbolli

Teknikët kinezë janë duke montuar pjesët e atij që pritet të jetë radio teleskopi më i madh në botë, i ndërtuar në thellësi të provincës Guizhou në Kinë.

Radio teleskopi, një instrument që përbehet nga një radio marrës dhe një antenë, ka për qëllim të kapë valë jashtëtokësore nga hapësira.

Teleskopi i Kinës është 500 metra në diametër dhe përbëhet nga 4,450 panele. Madhësia e tij është sa 30 fusha futbolli ndërsa perimetri është 1.6 kilometra.

Radio teleskopi kinez “FAST” do të jetë më i madhi në botë, duke ia kaluar edhe Cbservatorit të Arecibo, në Puerto Rico. Menaxheri i projektit Zheng Yuanpeng tha se teleskopi do të shërbejë si një vesh gjigand në kërkim të mesazheve aliene në hapësirë, në distanca më të largëta se më parë, transmeton agjencia e lajmeve kineze Xinhuanet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16216206550598
array(1) { ["section"]=> string(75) "kina-nderton-radio-teleskopin-me-te-madh-ne-bote-sa-30-fusha-futbolli-17047" }