Kina ndihmë Shqipërisë me teste për COVID-19, ISHP: Gjest bujarie i një vendi me zemër të madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 01-04-2020 Kina ndihmë Shqipërisë me teste për COVID-19, ISHP: Gjest bujarie i një vendi me zemër të madhe Teste covid-19

Kina ka ndihmuar Shqipërinë me teste për koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, ku përmes një shënimi në facebook, falenderon shtetin kinez për ndihmën dhe gjestin bujar në këto kohë të vështira.

Në njoftimin e bërë në facebook, ISHP nuk tregon se sa teste ekzaktësisht janë dhuruar.

"Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!", shkruan ISHP.

Capture.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087308883666992
array(1) { ["section"]=> string(100) "kina-ndihme-shqiperise-me-teste-per-covid-19-ishp-gjest-bujarie-i-nje-vendi-me-zemer-te-madhe-200937" }