Kina në ndjekje të Rusisë, miraton vaksinën kundër COVID-19

Publikuar tek: bota, më 16:58 18-08-2020 Kina në ndjekje të Rusisë, miraton vaksinën kundër COVID-19 Ilustruese

Kina ka miratuar vaksinën e parë të tyre kundër koronavirusit.

Vaksina do të quhet Ad5-nCoV, e zhvilluar nga ”CanSino Biologics” në bashkëpunim me Institutin Bioteknologjik të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

”Hapet drita jeshile për prodhimin e mundshëm masiv në rast të kthimit të pandemisë”, shpjegoi Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës, e cituar nga rrjeti shtetëror CCTV.

”Miratimi është marrë që më 11 gusht, por tani pritet konfirmim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë së produktit të zhvilluar”, tha grupi nga Tianjini në një deklaratë, titujt e të cilit kanë shënuar rritje të konsiderueshme në tregun e aksioneve.

Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Presidenti rus Putin deklaroi që rusia kishte zhvilluar vaksinën e parë kundër COVID-19, madje edhe vajza e tij e kishte provuar, por deklaratat e tij u pritën me skepticizëm nga shtetet e tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump i përgjigjet Michelle Obamës: Burri juaj është përgjegjës që unë jam sot këtu
Vranë 24 vjeçarin italian gjatë konfliktit, ky është detaji që mund të 'fundosë' tre të rinjtë shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.012058019638062
array(1) { ["section"]=> string(65) "kina-ne-ndjekje-te-rusise-miraton-vaksinen-kunder-covid-19-217523" }