Kina paralajmëron SHBA-në: Nëse vendosni tarifa…

Publikuar tek: bota, më 08:50 04-06-2018 Kina paralajmëron SHBA-në: Nëse vendosni tarifa… Kine-SHBA

Një paralajmërim ka ardhur nga Kina për SHBA, ku sipas saj secila marrëveshje tregtare e arritur mes dy palëve nuk do të jetë e vlefshme, nëse Uashingtoni vendos tarifa dhe masa tjera për të cilat kërcënon tani e një kohë.

Pas përfundimit të një rrethi bisedimesh mes dy vendeve në Pekin, këto deklarata janë bërë të ditura për publikun nga agjencia e lajmeve Xinhua më 3 qershor.

 Në deklaratë nuk është përmendur arritja e ndonjë marrëveshje në takimin e Sekretarit amerikan për Tregti, Ëilbur Ross dhe zëvendëskryeministrit kinez, Liu He. Deklaratat u janë referuar bisedimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Uashington, në të cilat Pekini është pajtuar për “konsensus” tregtar, ashtu që të rritet dukshëm blerja e produkteve dhe mallrave amerikane në tregun kinez. Presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur disa herë suficitin tregtar të Kinës me SHBA-në, si dhe ka insistuar në ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet tregtare mes dy fuqive botërore. Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me vënien e tarifave në vlerë të 50 miliardë dollarëve në produktet kineze, derisa Kina ka premtuar masën e njëjtë në shenjë hakmarrjeje, duke nxitur frikën te investitorët për nisje të luftës tregtare globale.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013306140899658
array(1) { ["section"]=> string(53) "kina-paralajmeron-shba-ne-nese-vendosni-tarifa-123167" }