Kina sapo ka dërguar 150 mijë ushtarë në kufi me Korenë e Veriut

Publikuar tek: bota, më 21:05 10-04-2017 Kina sapo ka dërguar 150 mijë ushtarë në kufi me Korenë e Veriut

Ushtria kineze ka dërguar drejt kufirit me Korenë e Veriut plot 150 mijë ushtarë, pas rritjes së tensioneve mes SHBA-ve të provokuara nga sulmi me raketa në Siri.

Koreja e Veriut është ndjerë e kërcënuar që pas sulmit të SHBA-ve në Siri, ndërsa Kina, shtet që dënoi ashpër këtë sulm duke e quajtur si ‘agresion’, beson se tensionet mes SHBA dhe shtetit diktatorial mund të shpërthejnë.

150 mijë trupat ushtarake kineze janë dërguar për t’i ardhur në ndihmë popullsisë refugjate të Koresë së Veriut në rast se SHBA lëshon një sulm të ashpër ndaj tyre, shkruan newsbomb.al.

Në njoftimin e televizionit koreano-verior thuhet se trupat e ushtrisë kineze janë dërguar për t’u përgatirur për ngjarje të pa parashikueshme.

Tensionet për luftë janë rritur së tepërmi ditët e fundit, ku disa nga shtetet më të fuqishme të botës janë pozicionuar me qëndrimet e tyre pro dhe kundër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përdhunoi në ndenjësen e pasme të makinës 15 vjeçaren, 6 vite burg për shqiptarin në Britani
Deklarata e fortë/ McCain: Rusia bashkëpunoi me Sirinë në sulmin kimik »
Article Logic
Execution time: 0.013779878616333
array(1) { ["section"]=> string(70) "kina-sapo-ka-derguar-150-mije-ushtare-ne-kufi-me-korene-e-veriut-74745" }