Kineasti i njohur kujton aktoren Shpresa Bërdëllima, rrëfen takimin e fundit me të: Më tregoi se po kurohej, por unë shpresova!

Publikuar tek: kulture-art, më 10:14 30-10-2019 Kineasti i njohur kujton aktoren Shpresa Bërdëllima, rrëfen takimin e fundit me të: Më tregoi se po kurohej, por unë shpresova! Vladimir Prifti dhe Shpresa Bërdëllima

Lajmi mbi ikjen e parakohshme të artistes shqiptare Shpresa Bërdëllima, është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare.

Kineasti Vladimir Prifti, regjisor i të dy filmave, me protagoniste aktoren e ndjerë, rrëfen se tek Shpresa Bërdëllima kishte pikasur një aktore jo vetëm simpatike, por edhe me aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në marrëdhëniet kinematografike dhe zhvendosjen nga teatri në film. Sipas kineastit, Shpresës i rrinte mirë çdo rol që ajo merrte përsipër të interpretonte.

“E njihte mirë estradën ku punoi për një kohë të gjatë, pati bashkëpunime shumë të mira edhe aty me regjisorë me emër si Gjergj Vlashi apo Bujar Kapexhiu. Po ashtu, gjurmët e saj ndihen edhe në kinema, ku ka interpretuar në shumë filma. Ishte një aktore e mbushur me mirësi, racionale, e po aq interesante ishte edhe lehtësia me të cilën ajo iu përshtat kinematografisë, pasi nuk është aspak e thjeshtë që nga teatri të interpretosh në film. Filmi ka tjetër natyrë, e kërkon të tjera karakteristika në interpretim. Mirëpo Shpresa i kapërceu me sukses të gjitha vështirësitë”, tregon Prifti.

Madje Prifti rrëfen detaje, edhe nga një takim i fundit me aktoren. Gjatë një vizite në Shqipëri, sepse aktorja jetonte jashtë,  Prifti kujton se artistja i pati rrëfyer për sëmundjen që po kacafytej me dëshirën e saj të madhe për t’iu gëzuar jetës.

“Ajo më tregoi se po kurohet, por unë shpresova se do ta kalonte. Ikja e saj nga kjo botë ishte e parakohshme, humbja e saj është një fatkeqësi…”, rrëfen Prifti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020364999771118
array(1) { ["section"]=> string(130) "kineasti-i-njohur-kujton-aktoren-shpresa-berdellima-rrefen-takimin-e-fundit-me-te-me-tregoi-se-po-kurohej-por-une-shpresova-184025" }