Kingia e selisë blu me fustan të kuq, pse e tërheq e kuqja zëdhënësen Nebiaj? (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:39 25-06-2016 Kingia e selisë blu me fustan të kuq, pse e tërheq e kuqja zëdhënësen Nebiaj? (FOTO)

Zëdhënësja e selisë blu, simpatikja Oriela Nebiaj nuk kishte si të mungonte në një spektakël të një rëndësie të madhe për personazhet publike, si ‘’Top Awards’’.

Ajo së bashku me mikun e saj Renato Mekolli janë paraqitur në hollin e sallës së spektaklit dhe sigurisht që nuk mund t’u shpëtonin fotografëve.

Dhe kësaj here Nebiaj shfaqet sharmante me një fustan, tepër konservator pa dekolte e të gjatë, por çuditërisht në ngjyrën e kuqe.

Normalisht zëdhënësen e ashpër pas foltores së PD-së do ta kishte tërhequr ngjyra blu, po me sa duket ka gjetur një nga nga ato momentet e rralla për të veshur ngjyrën që me thënë të drejtën, demokratët s’e kanë edhe aq në qejf. Së paku kësaj here askush nuk do ta gjykojë nga kolegët...

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029611110687256
array(1) { ["section"]=> string(86) "kingia-e-selise-blu-me-fustan-te-kuq-pse-e-terheq-e-kuqja-zedhenesen-nebiaj-foto-44573" }