Kini kujdes ju që keni mace pasi rrezikoni të mbeteni beqarë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:19 09-08-2016 Kini kujdes ju që keni mace pasi rrezikoni të mbeteni beqarë

Pronarët e maceve kanë më shumë gjasa të jenë beqarë dhe kanë më pak miq se pronarët e qenve, sipas një studimi nga Facebook.

Gjiganti i mediave sociale mori në studim një mostër prej rreth 160.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë shpërndarë foto me macet apo qentë e tyre në Facebook.

Ai gjeti se 30% e atyre që kanë shpërndarë foto me mace ishin beqarë, kundër 24% të atyre që kanë postuar fotografi me qen.

Mesatarisht, njerëzit me foto qensh kishin 26% më shumë miq se sa pronarët e maceve.

Facebook gjithashtu zbuloi se adhuruesit e maceve dhe qenve kanë tendencë që të rrinë së bashku.

Pronarët e maceve priren të jenë miq me të tjerë pronarë macesh dhe pronarët e qenve priren të jenë miq me pronarë qensh.

Ndërsa pronarët e të dyve kanë më shumë gjasa të jenë miq me njëri-tjetrin, se sa me njerëz që nuk kanë fare kafshë.

Studimi zbuloi se pronarët e maceve kënaqen më shumë me aktivitetet e brendshme,  ata lexojnë libra, shohin TV dhe filma. Ndoshta kjo u jep atyre më shumë kohë për t’u strukur me macet e tyre.

Studimi gjithashtu ka zbuluar të mirat e të qenit një pronar macesh pasi ata priren më shumë për t’u ftuar nëpër evente të ndryshme.

Sipas Facebook pronarët e maceve janë më të prirur të thonë se ndihen të lodhur, por edhe të lumtur dhe të dashur.

Nga ana tjetër, pronarët e qenve kanë më shumë gjasa për të shprehur emocione apo krenari.

Scregh7777t_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017362117767334
array(1) { ["section"]=> string(66) "kini-kujdes-ju-qe-keni-mace-pasi-rrezikoni-te-mbeteni-beqare-49254" }