Ndonëse bashkia ka ndërmarrë dhjetëra aksione kundër zënies së hapësirave publike, kioskat e ngritura nga vetë bashkia janë kundër rregullave të përpiluara prej saj.
Aktivisiti Klaudio Pulaha ka postuar foton e kësaj kioske në një nga rrugët e kryeqytetit dhe thotë se e ka denoncuar 4 herë, por sërish nuk është marrë asnjë masë.
“Marr sërish sot Bashkinë e Tiranës dhe me komunikuan të lidhem me Policinë Bashkiake... u lidha me këtë të fundit dhe përgjigjia ishte se "Policia Bashkiake nuk merret me KIOSKAT me leje që vendos Bashkia Tiranë. Nuk e bëj për vete të gjithë këtë, sepse nuk e kam problem të kapërcej rrugën "lento lento" apo maloren, por thjeshtë Bashkia duhet të mendojë për: nënat me fëmijë të vegjël me karrocë; të moshuarit; personat me aftësi ndryshe etj etj etj...”, shkruan në fb aktivisti, duke e mbyllur postimin me një mesazh: “Dua një Bashki më sociale me qytetarët!”.