Reparti i Kirurgjisë në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, është pushtuar nga insektet, këtë gjë e dëshmon letra e shkruar nga kryeinfermjerja Afërdita Tonja e cila kërkon marrjen urgjente të masave.
Në letrën drejtuar Drejtorisë së Kirurgjisë ngrihet alarmi për praninë e madhe të insekteve në ambientet e këtij shërbimi (repartit të kirurgjisë). Situata duket të jetë aq serioze sa kërkohet marrja e masave sa më shpejt.
Mesa duket, kryeinfermjeria ka shfrytëzuar mundësinë për të kërkuar edhe furnizimin e pavionit sa më shpejt, për asrsye se fundjava është pushim.