'Kisha gudulisje në fyt, tmerr kur mendoja se do më futej ai tubi', biznesmeni homoseksual i infektuar me koronavirus

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:39 27-03-2020 'Kisha gudulisje në fyt, tmerr kur mendoja se do më futej ai tubi', biznesmeni homoseksual i infektuar me koronavirus Elton Ilirjani

Elton Ilirjani, biznesmeni i cili e ka pranuar se është homoseksual, ka deklaruar se është prekur me covid-19.

Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja, në emisionin “Ftesë në 5”, Ilirjani u shpreh se ka kaluar 12 ditë në shtrat dhe se e kishte përjetuar keq momentin kur mendoi se do intubohej.

“Unë u infektova fatkeqësisht, unë nuk e prisja. Kalova 12 ditë në shtrat dhe kam komunikuar me doktorët online. Nuk bëra dot një test dhe më erdhi një mesazh që duhet të ishe rëndë që të shkonim në spital. Edhe dy kushërirat e mia këtu në Nju Jork ishin me COVID-19. Në fillim kisha një gudulisje në fyt, pastaj pata temperaturë dhe u lidha në telefon me doktorët. Filloi një kollë e fuqishme, dy netë pa gjumë me dhimbje në mushkëri. Pastaj u rrit temperatura, kisha dhimbje koke dhe luhatje në tension. Më kapi paniku, më mereshin mendtë. Detaji që i vuri vulën, ishte se unë pata një humbje të nuhatjes dhe të shijes dhe doktori më tha të qëndroja në shtëpi i veçuar. Unë jo vetëm kisha koronën por e kisha dhe shumë ngjitës. Gjëja që kisha më tmerr ishte kur mendoja që do më futej ai tubi, dhe do kaloja në fazën e intubimit,”– tha Ilirjani.


Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088901519775391
array(1) { ["section"]=> string(120) "kisha-gudulisje-ne-fyt-tmerr-kur-mendoja-se-do-me-futej-ai-tubi-biznesmeni-homoseksual-i-infektuar-me-koronavirus-200342" }