“Kisha njolla në mushkëri”, Veliaj: U prek dhe djali e Ajola, ndihesha sikur më kishte shtypur treni

Publikuar tek: aktualitet, më 19:20 12-08-2020 “Kisha njolla në mushkëri”, Veliaj: U prek dhe djali e Ajola, ndihesha sikur më kishte shtypur treni Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se koronavirusi preku jo vetëm atë por edhe bashkëshorten Ajolën dhe djalin Kajanin.

Veliaj tha se ndër të tjera u mjekua edhe me deksametazon, pasi i ishin shfaqur disa njolla në mushkëri.

“Kisha ndjenjën e pafuqishë, sikur më kishte shtypur një tren,” tha ndër të tjera Veliaj në një intervistë me gazetarin Edvin Parruca.

“Kam pasur disa njolla në mushkëri, kam marrë deksametazon. Në momentin që sjellja të kap, ka sjellje të ndryshme të organizmave të ndryshme. Askush nuk mund t’i fusë një mendje të lehtë. Një festë në Jalë, Dhërmi apo Palasë mund të presë nëse më pas do të kthehesh te gjyshja.

Është prekur edhe bashkëshortja, edhe djali im. Kisha ndjesinë e pafuqisë për të qëndruar në këmbë, sikur më kishte shtypur një tren. Imagjino një tjetër që mund të ketë probleme me veshkat për shembull. Ndaj apeli im është kujdes, kujdes, kujdes!”, u shpreh Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086240768432617
array(1) { ["section"]=> string(102) "kisha-njolla-ne-mushkeri-veliaj-u-prek-dhe-djali-e-ajola-ndihesha-sikur-me-kishte-shtypur-treni-216933" }