'Kisha probleme me vokalin, më thanë që sdo të këndoja më', Aurela Gaçe tregon sfidën më të vështirë të jetës së saj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:04 17-10-2019 'Kisha probleme me vokalin, më thanë që sdo të këndoja më', Aurela Gaçe tregon sfidën më të vështirë të jetës së saj Kengetarja Aurela Gaçe

Aurela Gaçe ka rrëfyer edhe një nga sfidat e vështira me të cilat është përballur në jetën e saj.

Abuzimi me zërin, puna pa limit e padija lidhur me teknikat e menaxhimit të zërit, e vendosi Aurelën në pozita tepër të vështira, duke arritur deri aty sa të vinte seriozisht ecurinë e saj të mëtejshme në fushën e muzikës.

‘Atëherë pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punoj shumë por kam mësuar teknika të re, sesi ta pushoj zërin, si të punoj me zërin, si ta ruaj atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush dhe i rrëzon…’.

Njohja me një nga emrat më të njohur të fushës së mjekësisë në SHBA, Ëen Corovin, ndezi shpresat dhe i dha asaj forcat për të vazhduar më tej në karrierën e saj.

‘Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Ëen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të  Broadëay… Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë… I thërrita vetes, pasi aty kam patur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: ‘Ose do të ndalosh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…’.

Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare…

Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baraz me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja… Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim…’, u shpreh Aurela Gaçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031488180160522
array(1) { ["section"]=> string(119) "kisha-probleme-me-vokalin-me-thane-qe-sdo-te-kendoja-me-aurela-gace-tregon-sfiden-me-te-veshtire-te-jetes-se-saj-182512" }