Kishin probleme me ligjin, tërhiqen nga gara 26 kandidatë për deputet (JA CILËS PARTI I PËRKASIN)

Publikuar tek: rajon, më 18:29 22-01-2021 Kishin probleme me ligjin, tërhiqen nga gara 26 kandidatë për deputet (JA CILËS PARTI I PËRKASIN) Ilustruese

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar edhe emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.  

KQZ e Kosovws konfirmon se nga 47 kandidatët e dënuar në 3 vitet e fundit, 26 prej tyre janë tërhequr nga gara, me subjektet politike që nuk i kanë zëvendësuar deri më tani.

“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë. Kandidatët janë nga 15 subjekte politike," tha kryetarja e KQZ, Valdete Daka.

Ndwrkaq, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

"Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta”, ishte përgjigja e KGJK-së drejtuar KQZ-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia merr masa shtesë: 7 DITË KARANTINË për të gjithë pasagjerët që vijnë nga këto shtete, përfshi edhe Shqipërinë
Zbardhen përgjimet e politikanëve italianë të lidhur me Ndragetën: Lorenzo ka kontakte në Shqipëri, atje është tokë e virgjër dhe ka korrupsion, ministri do e zbusë procesin »
Article Logic
Execution time: 0.012492895126343
array(1) { ["section"]=> string(101) "kishin-probleme-me-ligjin-terhiqen-nga-gara-26-kandidate-per-deputet-ja-ciles-parti-i-perkasin-236004" }