'Kishin qendruar pa bukë prej ditësh', ngjarja rrëqethëse në Kombinat, flet Drejtori i Policisë Tiranë: Në shtëpi gjetëm shënime fetare...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 02-07-2020 'Kishin qendruar pa bukë prej ditësh', ngjarja rrëqethëse në Kombinat, flet Drejtori i Policisë Tiranë: Në shtëpi gjetëm shënime fetare... Rebani Jaupi

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja tronditëse mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit, ku u gjetën pa shenja jete kryefamiljarja Zhaneta Josifi dhe e bija e saj Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi tha për mediat se referuar ekspertëve ligjorë, viktimat kishin qendruar pa bukë prej shumë ditësh dhe se policia ka marrë në banesën e tyre shumë prova fizike.

"Paraprakisht nga ekspertiza mjekoligjore mund t'ju komunikoj se viktimat janë pa shenja jete, pra kanë humbur jetën, janë vetëflijuar. Grupi hetimor vazhdon hetimet intensive, menjëherë do t'ju komunikojmë analizën përfundimtare të mjekësisë ligjore. Ne po mundohemi të marrim shenja, prova nga banesa e tyre. Janë gjetur shënime kryesisht me përmbajtje fetare, janë marrë telefona, kompjutera, dhe libra. Dua të bëj me dije se të dyja vajzat ishin të arsimuara, me shkollë të lartë. Nga analiza paraprake e mjekësisë ligjore, është vënë re se në trupin e viktimave nuk është gjetur shenjë ushqimi, dhe besohet se ato kanë qendruar pa bukë prej shumë ditësh".

 Ajo që e bën tronditëse këtë ngjarje është se viktimat dhe vajza e cila po lufton me jetën në spital, ishin praktikante të Jehovait dhe janë vetëflijuar me besimin se do të ringjallen, për një jetë më të mirë. Ato kanë qendruar prej ditësh të shtrira në krevat, ndërsa policia dyshon se një nga vajzat kishte mbi dy javë e vdekur në shtëpi, teksa e ëma priste që ajo të ringjallej.

LEXO EDHE: Vajza kishte dy javë që kishte vdekur, nëna priste që të ringjallej

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099868774414062
array(1) { ["section"]=> string(137) "kishin-qendruar-pa-buke-prej-ditesh-ngjarja-rreqethese-ne-kombinat-flet-drejtori-i-policise-tirane-ne-shtepi-gjetem-shenime-fetare-212622" }