Kishte 30 vjet në Zvicër, arsyeja pse shqiptari dëbohet do t'ju habisë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 26-03-2018 Kishte 30 vjet në Zvicër, arsyeja pse shqiptari dëbohet do t'ju habisë Foto ilustruese

Dëbohet nga Zvicra 59 vjeçari shqiptar pas 30 viteve që jetonte atje.

Shqiptari nga Kosova kishte shkuar në Zvicër me punë sezonale e pas martesës atje, kishte fituar edhe lejen e qëndrimit. Autoritetet zvicerane kanë bërë me dije se shqiptari, i cili është babai i 3 fëmijëve, i detyrohet shtetit zviceran 92 mijë franga. Për shkak të këtyre borxheve shqiptarit i është tërhequr vërejtje disa herë. Kështu ai është shpallur fajtor dhe është kërkuar dëbimi i tij nga Zvicra.

Por shqiptari ka drejtuar një ankesë gjykatës në Zvicër, duke argumentuar se borxhet nuk ka patur mundësi t’i shlyejë dhe kërkon që të merret parasysh fakti që ai ka 30 vjet në Zvicër e fëmijët e tij janë rritur atje. Por Gjykata Federale atje ka marrë parasysh vetëm faktin që shqiptari i detyrohet mijëra franga shtetit e ka vendosur ta kthejë atë në Kosovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi me tritol në Burrel, si i shpëtoi ATENTATIT 35-vjeçari (EMRI)
Masakra te ‘Zogu I’, Krimet e Rënda shpallin moskompetencën, ja ku kalon çështja »
Article Logic
Execution time: 0.015960931777954
array(1) { ["section"]=> string(76) "kishte-30-vjet-ne-zvicer-arsyeja-pse-shqiptari-debohet-do-t-ju-habise-114555" }