'Kishte dalë për vrap', motoristi i pret rrugën 15-vjeçares, i mbyll gojën dhe e prek në vende intime: SHÇBA heton 2 policët që...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 27-05-2020 'Kishte dalë për vrap', motoristi i pret rrugën 15-vjeçares, i mbyll gojën dhe e prek në vende intime: SHÇBA heton 2 policët që...

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i referoi Prokurorisë për hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë të dyshuar se kanë reaguar me vonesë, për të ndaluar një te dyshuar për dhunë seksuale.

Rasti u kallëzua nga babai dhe vajza e tij 15-vjeçare, të cilët pretendojnë se specialistët e hetimit, pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes, nuk e kishin referuar për dhunë seksuale denoncimin, por për kanosje.

Por ky version rrëzohet, pasi dosja hetimore tregon se shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për t’u arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e Prokurorit se si duhet të vepronin. Ai i kishte udhëzuar në telefon që ata ta pyesnin atë jo si person nën hetim, por si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë të lirë për ta arrestuar pas ankesave të të dëmtuarve.

Siç thuhet në dosje, 15-vjecarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj ju pre rruga nga një motorist që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi në këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi të shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie që po patrullonte ne zonë, duke kërkuar ndihmë. Një burim i sigurtë tregoi se oficerët me inicialet O.F. dhe A. N., dyshohen të kenë patur si synim të lehtësojnë gjendjen e të dyshuarit 22-vjeçar. Dyshimet që bien mbi ta janë ato të shpërdorimit të detyrës, thotë SHCBA.

/T.CH/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092880725860596
array(1) { ["section"]=> string(129) "kishte-dale-per-vrap-motoristi-i-pret-rrugen-15-vjecares-i-mbyll-gojen-dhe-e-prek-ne-vende-intime-shcba-heton-2-policet-qe-208021" }